Sallate me Laker dhe Salce Limoni

Sallatë me lakër dhe salcë limoni


Një mënyrë e mirë për të shtuar këtë sallatë detoks në menunë tuaj ditore. E mbushur me vlera ushqyese dhe për më tepër mund ta përgatisni më përpara në mënyrë që ta keni gati për ta shërbyer.

Përbërësit për sallatën:

4 gota lakër
1 karotë
Majdanoz i copëtuar
½ avokado
2 lugë gjelle rrush i thatë

Përbërësit për salcën e limonit:

¾ gotë lëng limoni
½ gotë vaj ulliri
1 copë xhenxhefil
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Për të përgatitur salcën e sallatës kombinoni të gjithë ingredientët në një blender. Lërini derisa të merrni një përzierje homogjene dhe hidheni në një tas të vogël.
Kombinoni në një tas të madh lakrën e copëtuar, karotat dhe majdanozin e grirë.
Hidhni mbi to edhe avokadon dhe rrushin e thatë. Shtoni salcën e sallatës dhe përziejini mirë.
Lërini të marinohen për 10 minuta dhe më pas sallata është gati për t’u servirur.
Mund ta ruani në një enë me kapak deri në 1 javë.

Comments

  1. Best Mobile Casino Apps for iOS and Android - JTM Hub
    JTG has got 남원 출장마사지 you covered with the best mobile casino 서울특별 출장마사지 apps 영천 출장샵 and apps for 제주도 출장샵 iOS and Android. JTG is proud to announce that it is now available for Android 전주 출장마사지 and

    ReplyDelete

Post a Comment