Petullat e Gjyshes

Rezultate imazhesh për petullat e gjyshes

Te gjithe i mbani mend petullat qe dikur gjyshja i pergatiste, dhe ne mezi prisnim ti hanim.Ate ndjesi po ua sjallim edhe sot me receten e saj, tek e cila do të gjeni shije shtëpie dhe një ide të mirë për mëngjeset e fundjavës.

Përbërësit

10 gr maja birre
500 gr miell
kripë
120 ml ujë (i vakët)

Përgatitja

Hidhni majanë në një tas me ujë të vakët dhe lëreni të aktivizohet për 10 min.

Në një tas të thellë, hidhni miellin, pak kripë, majanë e tretur në ujë dhe ujin. Përziejini derisa të përfitoni një brum të hollë. Lëreni të vijë përreth një orë.

Në një tigan të thellë, hidhni vaj të bollshëm dhe lëreni të nxehet, metodë kjo që i bën petullat të mos thithin shumë vaj.

Hidhni me lugë akullore ose lugë gjelle brumin (lageni më parë lugën me ujë që brumi të rrëshqasë më lehtë).

Shërbejini me sheqer, djathë, reçel ose mjaltë.

Comments