Kek me Qershi

Imazh i ngjashëm

Përbërësit:

4 vezë
250 gr gjalpe
250 gr sheqer
250 gr miell
1/2 pluhur për pjekurina
1 sheqer vanile
300 gr qershi(ose vishnje)
Nevoitet edhe sheqer pluhur për dekorim.

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë qershitë nga bërthamat.

Pastaj rrahim të verdhat e vezëve me sheqer dhe vanilje. I shtojmë margarinën e shkrirë. Shtojmë edhe miellin dhe i përziejmë. Në fund shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura në shkumë të fortë dhe përziejmë mirë me lugë.

Në fund i shtojmë qershitë (te cilat fillimisht i rrotullojmë pak në miell)

Masën e hedhim në tavë të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Pjekim në temperaturë 200 C rreth 30-40 minuta.

Comments