Supe e lehte me Veze

Supë e lehtë me vezë

Një supë shumë e veçantë në shije dhe për më tepër një ndër recetat më të lehta për t’u gatuar. Për këtë ju duhen vetëm 6 përbërës lehtësisht të gjendshëm.

Përbërësit:

1 vezë
3 gota lëng pule
2 lugë gjelle ujë
1 lugë gjelle niseshte
1 qepë e njomë
Kripë

Përgatitja:

Tretni nieseshtenë me pak ujë dhe hidheni në një enë me lëngun e pulës. Vendosini në zjarr të ziejnë ngadalë.
Rrihni vezën në një tas të vogël dhe hidheni te përbërësit e tjerë.
Shtoni edhe pak kripë dhe lërini të ziejnë derisa të merrni një masë kremoze.
Copëtoni qepën e njomë dhe shërbejeni supën me të.

Comments