Specat e mbushur janë zgjidhja më e mirë për darkat e pranverës dhe verës. Përgatiten shpejtë dhe nevojiten fare pak përbërës!
Përbërësit për 4-6 persona:
3 speca të kuq të gjatë1 lugë vaj ulliri
250 g djathë Philadelphia ose djathë tjetër kremoz ose rikota disa kokrra rrushi
1 lugë të vogël rigon të freskët ose atë që keni në shtëpi
1 thelb hudhër
kripë e piper sipas dëshirës
Përgatitja:
Ndezim furrën në 220° C.1. Specat i ndajmë në mes për së gjati dhe i pastrojmë nga farat.
2. Në një tas, përziejmë djathin me pirun, shtojmë rigonin, kripë, kokrrat e rrushit të prera në mes nëse janë të mëdha, shtojmë hudhrën e shtypur dhe mbushim specat. I vëmë në tavë me letër pjekjeje, i spërkasim sipër me vajin e përzier me piper dhe i pjekim për 12-15 minuta.
Comments
Post a Comment