Shishqebap me Salsiçe dhe Perime



Të kalosh ditën me një grilatë të mirë në kopsht, është e këndshme, pasi është një rast i mirë për t’u mbledhur me miq apo të afërm, kurse zonjat do të kënaqen edhe më shumë, sepse grilata, në përgjithësi, është detyrë e të zotit të shtëpisë. Era e mishit të pjekur që mbush gjithë kopshtin, bën që të na shkojë goja lëng ende pa u ulur në tavolinë.

Përbërësit për 6 persona:

12 salsiçe të holla 
1 spec jeshil 
1 qepë 
30 kokrra domate qershiza 
2 lugë vaj ulliri 
2 lugë lëng limoni 
1 lugë të vogël me erza: rozmarinë, rigon, trumzë ose sipas dëshirës

Përgatitja:

1. Ndajmë salsiçet në copa jo shumë të vogla, i vëmë në një tas dhe i spërkasim me vajin e ullirit dhe lëngun e limonit, shtojmë dhe erëzat. I përziejmë mirë dhe i lëmë të marinohen për 30 minuta në një vend të freskët.
2. Ndërkohë, specin e qëruar e presim në katrore 2-3 cm, ndërsa qepën në copa të vogla.
3. Realizojmë shishqebapet duke vënë në çdo shkop një copë spec, një copë qepë, një domate dhe një copë salsiçe. E përsërisim këtë veprim me të gjithë shkopinjtë.
4. I lyejmë sipër me pak nga lëngu i marinimit dhe i vëmë të piqen në grilë.

Comments