Sallatë me karota dhe panxhar

Sallatë me karota dhe panxhar

Kjo është një pjatë sallate jo kalorike, plot vitamina dhe perfekte për të gjithë familjen. Mund ta shërbeni për vaktin e drekës apo të darkës.

Përbërësit:

8 karota
3 panxharë
2 thelpinj hudhër
1/3 filxhan çaji koriandër e freskët
1/3 gotë uthull

Përgatitja:

Qëroni karotat dhe panxharin dhe grijini në rende.
Më pas hidhini në një tas mesatar sëbashku me hudhrat dhe koriandrën e copëtuar.
Shtoni mbi to uthullën dhe përziejini mirë. Vendoseni sallatën në frigorifer për të paktën 1 orë.
Më pas është gati për t’u servirur.

Comments