Sallate Jeshile me Portokall

Sallatë jeshile me portokall

Sallatat e shpejta që përgatiten në vetëm 10 minuta, janë sigurisht recetat ideale për të gjithë ju që keni pak kohë për të gatuar. Kombinoni sallatën jeshile me portokall dhe dreka është gati.

Përbërësit:

4 gota sallatë jeshile
2 portokalle (dhe lëngun e një portokalli tjetër)
2 lugë çaji sheqer
1 lugë gjelle lëng limoni
Pak kripë

Përgatitja:

Lani sallatën dhe prejeni në shirita të hollë. Shtrydhni një portokall dhe lëreni mënjanë.
Qëroni dy portokallet e tjerë dhe prejini në copa mesatare. Vendoseni sallatën dhe portokallet e prera në një tas për servirje.
Në një tas të vogël kombinoni lëngun e portokallit dhe atë të limonit, sheqerin dhe pak kripë. Përziejini mirë dhe hidheni përzierjen mbi sallatë.
Mbulojeni dhe lëreni mënajnë për rreth 1 orë. Më pas është gati për t’u shërbyer.

Comments