Jemi në kulmin e sezonit të spinaqit, i shijshëm dhe i lirë. Me siguri që ju ka shkuar mendja për një copë pispili e cila në këtë sezon nuk bëhet më e shijshme, veçse me spinaq. Ndiqni hapat e recetës...
Përbërësit:
500 gr miell misri
1 tufë qepë e njomë
300 gr kos
300 gr spinaq
100 ml ujë
majdanoz
kripë
piper
1 vezë
1 lugë kafeje sodë buke
Përgatitja:
E presim spinaqin hollë së bashku me qepën dhe majdanozin.
Në një tas veçmas hedhim miellin e misrit, ujin e ngrohtë, kripën dhe sodën. E përziejmë pak masën dhe shtojmë përbërësit e tjerë një nga një.
I përziejmë mirë të gjithë se bashku.
E lëmë brumin të qetësohet 3 minuta.
Lyejmë tavën me vaj dhe hedhim masën që përgatitëm.
E fusim në furrë për 30 minuta në 170 gradë Celsius.
Nga shije.al
Comments
Post a Comment