Patate ne Furre

Patate al forno

Patatet e pjekura jane nje nga gatimet me te lehta dhe te populluara.Ato mund te shoqerohen me mish ose peshk.

Përbërësit për 4 persona: 

1.2 kg patate 
vaj ekstra i virgjër ulliri 
1 karafil 
hudhër 
rozmarinë 
piper
kripë

Pergatitja :

Patatet qerohen dhe lahen , pastaj priten në kube ne të njëjtën madhësi. I vëme në një tas me ujë dhe kripë për rreth dhjetë minuta.

Ndërkohë, ne tepsin ku do pjekim patatet hedhim disa lugë vaj ulliri, piper, rozmarinë dhe një thelpi hudhër i leme te skuqen per 1 min me pas e heqim nga zjarri. Thahen patatet dhe shtoni ne tepsi. Me pas futini ne furre per ti pjekur në 180 ° C.
I leme gati 30 min , dhe here pas here mund ti ktheni patatet.
Nxirreni nga furra dhe me pas hidhuni kripe.

Comments