Perberesit:
10 ml vaj ulliri10 gr proshutë e tymosur
250 ml pana
piper
kripë
2 gr moskat
200 gr djathë(Diamond, caprino dhe tartuf)
2 vezë
200 gr makarona (të ziera më parë)
Pergatitja :
Në një tigan shtoni vajin e ullirit dhe proshutën e grirë hollë. Lërini të skuqen për disa minuta dhe më pas shtoni kremin pana, piperin, kripën dhe arrën moskat. Përzieni dhe lëreni për disa minuta derisa të trashet.Në një rende grini djathin dhe më pas shtojeni tek përzierja. Në një tas të vogël rrihni vezët dhe shtojani kremit, përzieni me shpejtësi derisa veza të përthithet.
Me pas shtoni makaronat te cilat i kemi ziere me pare.Perziejini mire te gjitha sebashku pastaj te gjithe masen e vendosni ne tepsi te lyer me pak vaj.
Futeni në furrë për 20 minuta në 200 gradë C derisa te marre ngjyre te arte. Ju bëftë mirë!
Comments
Post a Comment