Kjo eshte nje embelsire mjaft e lehte ne pergatitje dhe dhume e mire ne shije.Kryesisht mund ta konsumoni ne mbremje.
2 grushta kumbulla te thata
1 gote sheqer
2-3 luge niseshte
uje
Pergatitja :
I leme kumbullat e thata rreth 15 min ne uje te ftohte.Pas kesaj kohe e heqim ujin, dhe ne nje tenxhere vendosim kumbullat , u shtojme uje dhe fillojme ti ziejme, me pas shtojme dhe sheqerin.
Nderkohe pergatisim ne nje tas niseshtene te perziere me pak uje. e trazojme mire.
Kur kumbullat kane ziere dhe jane zbutur, ne tenxhere hedhim niseshtene.E leme te zieje dhe pak derisa masa te trashet.E leme pak te ftohet dhe me pas e ndajme ne tasa (kupa).
Comments
Post a Comment