Kjo recetë që gatuhet shpesh në shtëpitë tona është një nga ato ushqime që shijohet tepër. Musakaja me patate është një pjatë plot ushqyes dhe kalorike, të cilën familjarët tuaj do ta duan.
Përbërësit
1 kg patate500 gr mish i grirë
6 kokrra qepë(mesatare)
4 filxhanë kafeje vaj ulliri
5 kokrra domate (ose 1 lugë gjelle salcë)
kripë
piper
gjethe dafine
1 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle miell
1 gotë çaji qumësht
1 vezë
djathë kaçkavall
Përgatitja
Qëroni patatet. I lani dhe i prisni në feta të rrumbullakëta, jo shumë të trasha. Patatet ziejini për disa minuta, por me kujdes që të ruajnë formën.Prisni qepët në formë gjysmë rrethi dhe i skuqni në zjarr të avashtë, në mënyrë që të mos digjen.
Hidhni dhe domatet e qëruara në copa kubike, pak salcë dhe mishin e grirë dhe vazhdoni t’i përzieni. Përzierjes i shtoni kripë, piper dhe fletët e dafinës.
Shtroni në tavë një shtesë me patatet e ziera dhe hidhni një pjesë të gjellës së përgatitur.
Vendosni dhe një shtresë tjetër me patate dhe pjesën e ngelur të qepës dhe shtresën e fundit me patate.
Skuqni miellin me gjalpë, shuajeni me qumësht, përzijeni mirë derisa të marrë valë.
Hidhni pak kripë dhe lëreni masën që të ntrashet. Hiqeni nga zjarri dhe e lëreni të ftohet pak dhe përziejeni me vezë.
Beshamelin e përgatitur e vendosni mbi musaka. Tavën vendoseni në furrë për t'u pjekur për 30 minuta.
Comments
Post a Comment