Makarona me Hudhra dhe Majdanoz

Makarona me hudhra dhe majdanoz

Makaronat bëhen akoma më të shijshme dhe me aromë të mirë kur i kombinoni me hudhra dhe majdanoz. Një pjatë e thjeshtë në përbërës dhe në mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit:

450 gram makarona (pene)
2 lugë gjelle gjalpë
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle miell
¾ filxhan çaji lëng pule
¾ filxhan çaji qumësht
2 lugë gjelle majdanoz
1/3 gotë djathë parmixhan
Kripë
Piper


Përgatitja:

Zieni makaronat në një tenxhere me ujë të kripur. Shkrini gjalpin dhe më pas hidhni hudhrat e copëtuara. Skuqini për 1 minutë.
Shtoni miellin dhe përziejeni herë pas here për 1 minutë shtesë.
Hidhni më pas lëngun e pulës dhe qumështin dhe gatuajini derisa të bëhet një masë kremoze.
Hidhni majdanozin, kripën, piperin dhe djathin e grirë.
Shtoni makaronat e ziera dhe përziejini mirë. Shërbejini të ngrohta me pak majdanoz të copëtuar.

Comments