Krem Patatesh

Krem Patatesh

Kjo recetë është shumë e lehtë në realizim dhe shumë e shijshme.

Përbërësit :

1 kg patate (të ëmbla)
1 kokërr qepë (e vogël)
45 ml vaj ulliri
30 gr gjalpë
1 lt lëng perimesh
150 ml pana
15 gr kripë
1 gr piper i kuq (i ëmbël)
4 feta proshutë e tymosur

Përgatitja :

Grini imët qepën, hidheni në një tigan me gjalpë dhe kavërdiseni për rreth 15 minuta.

Ndërkaq qëroni patatet dhe pritini në kube jo shumë të mëdha.

Kur qepët të jenë zbutur por pa marrë ngjyrë, shtoni kubet e patateve dhe lëngun e perimeve. Shtojini kripë, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejë për rreth 20 minuta. Pastaj kësaj futeni në frulator sa të bëhet një krem i butë.

Shtojini panën dhe piperin e kuq të ëmbël. Nëse ka nevojë shtojni kripë dhe lëng tjetër perimesh.

Vini mbi zjarr një tigan që nuk ngjit, kur të jetë ngrohur mirë hidhni copat e pancetës, skuqini nga të dyja anët. Hiquani yndyrën e tepërt.

Ndani supën në tasa dhe në qendër të çdo tasi vini copat e panëetës, pluhuronsini me pipër të kuq të ëmbël dhe spërkateni me pak vaj ulliri.

Comments