Karotat mund t’i përdorni edhe për të bërë një recetë të shijshme keku. Njihuni me përbërësit që ju duhen për të përgatitur këtë recetë të veçantë dhe shumë të thjeshtë njëkohësisht.
Përbërësit:
1 ½ gota vaj2 gota sheqer
4 vezë
2 gota miell
2 lugë çaji pluhur pjekje
3 karota
2 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji vanilje
Pak kripë
Për përgatitjen e kremit:
¼ filxhan çaji gjalpë240 gram krem djathi
450 gram sheqer pluhur
Përgatitja:
Rrihni vajin me sheqerin në nëj tas mesatar dhe më pas hidhni në to edhe vezët.Shtoni miellin, sodën e bukës, pak kripë, kanellën, vaniljen dhe karotat e grira në rende. Përziejini mirë derisa të përftoni një përzierje brumi homogjene.
Hidheni brumin në një formë keku dhe vendoseni në furrë.
Piqeni për 35 minuta në temperaturën 176 gradë Celcius.
Ndërkohë, përgatisni kremin për ëmbëlsira. Kombinoni gjalpin dhe kremin e djathit dhe më pas hidhni mbi të edhe sheqerin pluhur. Trazojini mirë.
Largoni kekun nga furra dhe më pas vendosni mbi të një shtresë nga kremi i përgatitur.
Comments
Post a Comment