Trilece

Fotografia e Gatuaj me Shije

Perberesit:

8 veze
8 luge sheqer
500 ml qumesht panna
500 ml qumesht lope
300 ml qumesht pana (i kondesuar)
300 ml krem karamel
200 gr miell qe fryhet vete

Pergatitja :

Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta.
RRahim te bardhat me sheqerin derisa masa te trashet.Shtojme te verdhat, te cilat i kemi rrahur me pare , dhe i perziejme me te bardhat duke i trazuar ngadale.
Shtojme gradualisht miellin duke mos humbur vellimin e vezeve.

Masen e pergatitur e hedhim ne tave te lyer me pak gjalpe.
E futim ne furre te parangrohur dhe e pjekim per 30 min me 250 grade.

Nderkohe pergatisim perzjerjen e 3 llojeve te qumeshtit.
E heqim nga furra e leme te ftohet pak dhe i shtojme qumeshtin dhe siper i shtrojme karamelin.

Mbajme pak qumesht per servirje.

Comments