Përbërësit:
400gr biskota Savoiardi500gr krem maskarpone
6 vezë
120gr sheqer
kakao pluhur
kafe expres
Pergatitja:
Si fillim, pergatisim kafen ekspres (ose moka) e cila do te na nevojitet per te lagur biskotat (rreth nje filxhan caji), e hedhim ne nje ene te vogel, e sheqerosim dhe e leme te ftohet.Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit duke formuar nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur.
Shtojme pak nga pak kremin maskarpone tek te verdhat e vezeve duke vazhduar rrahjen me shpejtesi minimale derisa te dy kremerat te homogjenizohen plotesisht.
Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje mase qe nuk bie nga ena i shtojme sheqerin duke e perzjere edhe per pak minuta.
Kremin me te bardhat e vezeve ia shtojme te verdhave te vezeve me sheqerin dhe maskarponen; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se.
Vendosim me rradhe biskotat Savoiardi ne nje bazament te qendrueshem (psh nje karton te forte) ose ne nje tave te madhe dhe fillojme ti lagim me kafen e pregatitur me pare derisa te jene komplet te zbutura por jo te squllura.
I mbulojme biskotat me nje shtrese kremit qe pregatitem me siper dhe veprojme ne te njejten menyre edhe me shtresen e dyte duke patur kujdes qe; nqs ne shtresen e pare Savoiardit i kemi vendosur horizontalisht, tani i vendosim vertikalisht.
E mbulojme embelsiren me kremin e mbetur duke e sperkatur siperfaqen me kakao pluhur apo copeza cokollatash te prera imet. E vendosim ne frigorifer per disa ore dhe tiramisù- ja jone eshte gati per tu servirur.
KESHILLE:
Duke qene se vezet nuk gatuhen, ato duhet te jene shume te fresketa. Per ti dhene nje shije me te vecante Tiramisù-se, i hedhim vezeve pak rum ose amaretto dhe vazhdojme proceduren si me siper.
Comments
Post a Comment