Por si ta gatuajmë këtë barishte në shtëpitë tona? Më poshtë ju tregojmë recetën se si të përgatisni rukola me fileto pule dhe domate.
Përbërësit për 4 persona:
- 500g fileto pule,- 3-4 lugë galetë,
- 4-5 lugë vaj,
- 1 vezë,
- 200 g rukola e pastruar,
- 100 g domate qershiza,
- kripë, piper sipas dëshirës.
Përgatitja:
Filetot e pulës i presim në rripa gjatësorë dhe pastaj i kalojmë në vezë të rrahur me kripë e piper pastaj në galetë dhe i skuqim në vaj të nxehtë nga të gjitha anët, shkruan Living. Në një pjatë të madhe përziejmë rukolën me domatet qershiza, shtojmë kripë e vaj ulliri dhe në fund i rregullojmë me filetot e pulës të skuqura.Sipas dëshirës, mund të spërkaten edhe me lëng limoni të freskët
Comments
Post a Comment