KUJDES ! Produktet e femijeve "HIPP", me permbajtje arseniku


Produktet “HIPP”, të cilat janë kryesisht ushqime për fëmijë të sapolindur, dhe jo vetem , kane dale me nje permbajtje te larte arseniku.
Në një njoftim zyrtar Ministria e Shendetesise Serbe, ka bërë me dije ndalimin e produkteve “HIPP” për shkak të përmbajtjes së lartë të arsenikut, një gjë e tillë është vërtetuar nga Inspektorati i Departamentit sanitar.


Produktet “HIPP” tregtohen edhe në shumë markete dhe supermarkete të njohura në vendin tonë. “Shije” ka kontaktuar lidhur me këtë problem Autoritetin e Kontrollit Ushqimor dhe ata duket se kanë mungesë informacioni në lidhje me rastin në fjalë. “Nuk ka asnjë alert, deri tani”- shprehen burimet e AKU-së, për “Shije”.

Njoftimi Zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë:

“E njoftojmë opinionin publik se Inspektorati sanitar i Departamentit për inspektim sanitar, njësia për mbikëqyrje sanitare për rajonin e Beogradit, ka marrë vendim për importuesin ‘Alca trgovina’ nga Beogradi, për ndalimin e importit të prodhimit dietetikë, ushqime për foshnjat dhe fëmijët e vegjël “HIP Bio luga Instant – oriz”, 20 g neto, lot: 6001791, eksportuesi “HIPP GmbH & Co. Export KG Austria”, për shkak se produkti i lartpërmendur nuk ju përgjigjet kushteve të përshkruar sipas Ligjit për sigurinë e ushqimit”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Shëndetësisë, të publikuar në disa media.

Reagimi i AKU-së

Burime nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor janë shprehur se nuk ka asnjë sinjalizim lidhur me këtë çështje. AKU- ja nuk ka asnjë alert për produktet “HIPP” deri më tani dhe, sipas tyre, shpesh rastet e publikuara në media kanë rezultuar false. Të kontaktuar nga “Shije”, burimet u shprehën se specialistët përkatës do të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme, lidhur me këtë rast, për të dhënë përgjigje të detajuara për mediat dhe konsumatorin.

Produktet “HIPP” në marketet dhe supermarketet shqiptare

Në tregun shqiptar tregtohen produkte të “HIPP” dhe i gjejmë në markete të vogla dhe supermarkete të mëdha. Pyetja që shtrohet është: Sa të sigurta janë? Pas skandalit në Bodrumin e Brrylit me markat e falsifikuara lipset një kontroll i detajuar për të siguruar se në tregun shqiptar nuk qarkullon asnjë nga llojet e produkteve që janë konsideruar të rrezikshme në shtetin fqinjë. Pavarësisht vendit nga ku janë importuar, u ngelet autoriteteve ligjore të vërtetojnë nëse ato paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve (sidomos fëmijët e sapolindur).

“HIPP” në Rossman & Lala

“Shije” bëri një vëzhgim në tregun vendas dhe produktet “HIPP” mund të gjenden lehtësisht edhe në supermarkete të mirënjohura. “Rossman & Lala” është një nga firmat e kontaktuara nga “Shije” për këtë rast. Burimet zyrtare të kësaj kompanie theksuan se artikujt e tyre importohen nga Gjermania dhe në tregun gjerman ato qarkullojnë ende. Ndërsa, duket se në Gjermani nuk ka ndonjë urdhër për ndalim lidhur me këto produkte.

Produkte “HIPP” të ndaluara edhe në Angli

Është ndaluar nëntorin e vitit të kaluar në Angli qarkullimi i “HIPP Organic Fruity O’S”, një lloj cereali për fëmijë (me data skadence: 9 janar- 7 mars të vitit 2017). Ky artikull, është sinjalizuar nga vetë kompania dhe gjendej vetëm në dyqanet gjermane.


Kjo sipas medias online shije.al

Comments