Krem Karamel

Fotografia e Gatuaj me Shije

Përbërësit:

6 vezë
1 litër qumësht
Një pakete vanilje
1/2 kg sheqer
Për karamelin: 5 lugë sheqer

Pergatitja:

Së pari përgatisni karamelin duke përzier mirë sheqerin deri sa të përfitoni një lëng ngjyrë kafeje të cilin do ta shpërndani nëpër tasa. Nga ana tjetër zieni qumështin në një tenxhere dhe lerëni të ftohet pak.
Në një tas rrihni duke përdorur mikser vezët se bashku me sheqerin dhe vaniljen deri sa të bëhen si shkumë. Më pas përziejeni me qumështin e vaket në zjarr të ulët.Shpërndajeni këtë masë nëpër tasat që hodhët kremin e karamelit.

Procesi i pjekjes
Format e mbushura i vendosim ne nje tave.Pasi ti kemi renditur e mbushim taven me uje deri ne gjysmen e formave.E vendosim taven ne furre per 50 min ne 180' C.
Proesi varion nga lartesia e formave dhe diametri.Beni kujdes duke i kontrolluar here pas here derisa te skuqet paksa pjesa e siperme.

Me pas i lini te ftohen për disa orë pasi ta shërbeni kthejini tasat mbrapsht në mënyrë që karameli të vijë siper.

Comments