Përbërësit:
8 petë byreku të gatshme600 gr. mish qengji
qepë të prerë hollë
½ filxhan verë të bardhë
3 lugë vaj ulliri
½ lugë rigon
2 karota të prera hollë
1 domate të prerë hollë (pa lëng dhe farëza)
1 lugë majdanoz të prerë hollë
200 gr. djathë të bardhë
1 filxhan çaji djathë kaçkavall të grirë
3 lugë gjalpë e kripë e piper.
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisni qepët dhe mishin e ndarë në copa të vogla. Shuani me verë, shtoni rigonin, karotat, domaten, kripë e piper dhe lëreni mishin të ziejë derisa të zbutet.2. Pasi të jetë ftohur, shtoni majdanozin, djathin e bardhë dhe djathin kaçkavall.
3. Në një sipërfaqe të pastër e të pudrosur me pak miell, shtroni 4 petë, duke i lyer një e nga një me gjalpë. Vendosni mbushje në dy pjesët anësore. Rrotullojeni njërin cep të petës deri në mes, në formë roleje, përsëritni të njëjtën gjë me cepin tjetër derisa të takohen. Po kështu veproni edhe me 4 petat e tjera.
4. Vendosini roletë e përgatitura në një tepsi të lyer me gjalpë, futini në furrë dhe piqini në 180 gradë për 30 min.
5. Lërini të ftohen, prijini dhe shërbejini.
Comments
Post a Comment