Dhimbje nyjesh, migrenë apo dhimbje veshi? Me siguri që janë ndër gjërat më të bezdishme të cilat bëhen pengesë për shumë procese jetësore. Sigurisht, ilaçet farmaceutike mbeten alternativa e parë që ju vjen në mëndje, shpesh edhe pa vizitë mjekësore.
Duhet të dini që jo gjithmonë mund të merrni medikamente pa rekomandimin e mjekut, sepse mund ta përkeqësojnë gjendjen tuaj. Por, nëse dëshironi të qëndroni larg mjekut dhe spitalit, përdorni këtë metodë natyrale që mund ta përgatisni vetë në shtëpi në një mënyrë shumë të thjeshtë.
Kjo do t’ju ndihmojë t’i shpëtoni dhimbjes së veshit, nyjeve, migrenës, dhimbjeve të stomakut. Gjithashtu, përmirson oreksin, funksionimin e veshkave si dhe rrit rezistencën ndaj infeksioneve të shumta. Përgatitja e këtij vaji mjekësor është shumë e lehtë.
Përbërësit:
30 gram gjethe dafine
250 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Copëtoni gjethet e dafinës dhe hidhni mbi to vajin e ullirit. Tranferojeni përzierjen në një shishe qelqi. Mbylleni fort dhe lëreni të qëndrojë në një vend të errët për 14 ditë. Shkundeni shishen me vaj herë pas here gjatë kësaj kohe. Më pas kullojeni dhe hidheni atë në një shishe të pastër. Mbajeni vajin e dafinës në një vend të ftohtë.
Fërkoni me të nyjet në rast se ndjeni dhimbje. Nëse vuani nga migrena aplikoni pak vaj në ballë dhe masazhojeni lehtësisht për disa minuta, derisa dhimbja të marrë fund. Në rast se keni akne apo pika të zeza, aplikoni pak vaj në fytyrë dhe mbajeni për disa minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të pastër.
Comments
Post a Comment