Kek me Limon

Rezultate imazhesh për kek me limon

Siç kemi thënë edhe herë të tjera, pjesa më e mirë e agrumeve është në lëkurën e tyre. Në këtë recetë kemi përdorur edhe lëkurën edhe lëngun në mënyrë që aroma dhe shija të jetë e plotë.

Përbërësit:

3 vezë 
150g gjalpë i tretur i ftohtë 
150g sheqer 
170g miell 
½ bustinë sodë për ëmbëlsira 
1 limon bio (lëkura e grirë dhe lëngu i shtrydhur) 
1 bustinë vanilje 
një majë luge kripë

Përgatitja:

1.Në një tas rrahim me rrahësin elektrik vezët me sheqerin për 5 minuta. Shtojmë më pas gjalpin, miellin dhe sodën nëpërmjet një site, pastaj edhe kripën. Shtojmë lëkurën e limonit dhe së fundi lëngun e tij. I përziejmë mirë me spatul.
2.Hedhim brumin te tava e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35-40 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°.
3.Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve e cila duhet të dalë e pastër.
4.Nëse doni ta zbukuroni me kremin e bardhë: në një tas hidhni 3 lugë gjelle sheqer pluhur dhe shtoni pika lëngu limoni sa të keni një krem të trashë të cilin më pas do ta hidhni mbi kekun kur ky të jetë ftohur plotësisht.

JU BEFTE MIRE !!!

Comments