Kadaif




Kadaifi është një ëmbëlsirë turke shumë e njohur edhe në vendin tonë.Ne e kemi pergatitur kadaifin ne nje menyre tjeter duke e bere ate ne forme roleje.Ne kete menyre prezantohet me bukur dhe eshte me i lehte per ty sherbyer.

Perberesit:

1 kg kadaif
500 gr arra te qeruara
2 luge kanelle
2 luge konjak
2 luge sheqer
200 gr gjalpe i shkrire

Per sherbetin :

1.7 kg sheqer
1.2 l uje
1 luge leng limoni
pak vanilje

Pergatitja :

Pergatisim mbushjen.Ne nje ene heshim arrat e shtypura se bashku me kanellen, sheqerin dhe konjakun.I trazojme derisa te perzihen te gjitha sebashku.

Marrim kadaifin dhe e hapim ne fije.E hapim pjese-pjese.Marrim disa fije , i drejtojme mire dhe i hedhim nje luge mbushje.Fillojme ta bejme role kadaifin.E vendosim rolen e pergaitur ne tave.Ne kete menyre vazhdojme me pjesen tjeter te kadaifit derisa te perfundoje.Pasi i kemi mbaruar siper u hedhim gjalpin e shkrire.

Vendosim taven me kadaif ne furre te nxehte 100 grade per 1 ore e me pas 150 grade per 10 minuta derisa te marre ngjyre te arte.E leme te ftohet komplet.

Pergatitja e sherbertit:

Marrim nje tenxhere dhe hedhim ujin e zijme dhe me pas hedhim sheqerin vaniljen dhe lengun e limonit.E trazojme mire dhe e leme te zieje per 5 minuta.E leme te ftohet pak dhe pastaj ja hedhim kadaifit persiper.

E leme te ftohet komplet derisa te sherbetoset mire kadaifi dhe me pas e sherbejme.

Comments