Hasude me Arra




Imazh i ngjashëm 
 
Hasude është një ëmbëlsirë tradicionale dhe shumë e dashur në vendintonë. Për të marrë shijen më të mirë të kësaj pjate duhet t’a përgatisni vetëm me vajin vegjetal.

Përbërësit :

1/2 lt ujë
300 gr sheqer
250 gr niseshte
30 ml vaj
arra
bajame
kanellë pluhur

Përgatitja :

Në një tenxhere shtoni ujin, sheqerin dhe përzieni në mënyrë që sheqeri të tretet. Shtoni niseshten dhe përzieni me shpejtësi në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Vazhdoni të përzieni derisa të trashet dhe të krijohet një masë kremoze e trashë.

Shtoni vajin dhe përzieni sërish.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas ndajeni hasuden me lugë dhe vendoseni në pjatë.

Sipër shtoni arra, bajame, dhe kanellë.

Ju bëftë mirë!

Comments