Çyrek

Çyrek


Buka e pashkës sipas recetës greke. Një lloj buke e ushqyeshme dhe me kalori. E gatuar në mënyrë tradicionale është tepër e shijshme dhe mund të hahet edhe veçmas, edhe e shoqëruar me produkte të tjerë, transmeton shije.al

Përbërësit:

80 ml ujë (ose 1/3 e filxhanit)
5 gr fara kumini
250 gr gjalpë (i butë)
225 gr sheqer (ose 1 filxhan çaji)
1.5 lt qumësht (i ngrohtë)
4 kokërr vezë
15 gr kripë
20 gr maja (e thatë)
9 filxhan çaji miell (qe fryhet vetë)
1/2 lugë çaji erëza(mikse)
pak vaj ulliri
2 kokrra vezë (të kuqe pashke)
25 gr bajame (të prera në feta të holla)
pak gjalpë (për t'u shërbyer)
1 kokërr vezë (për të lyer bukën para se ta fusim në furrë)
pak qumësht (për të lyer bukën para se ta fusim në furrë)

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak ujë që vlon hidhni farat e kuminit. Lërini të ziejnë për 2 minuta.

Më pas nxirrini të ftohen dhe spërkatini me pak miell.

Në një tas të madh përzieni gjalpin e butë me sheqerin dhe 1 filxhan qumësht. Gradualisht shtoni dhe vezët një e nga një, duke e përzier masën vazhdimisht derisa ajo të bëhet e butë dhe homogjene.

Në një tas tjetër të vogël shkrini majanë me pak qumësht. Është e rëndësishme që majaja të shkrijë mirë.

Shtoni miellin në tasin e madh, majanë dhe gjithë erëzat që ju duhen. Përziejini mirë përbërësit me një lugë druri. Pasi masa të jetë bërë homogjene dhe jo shumë e butë filloni ta punoni me duar. Sa më shumë ta punoni aq më mirë është.

Lyejeni masën e brumit më një furçë me vaj ulliri dhe lëreni të pushojë për 2 orë. Kur e shihni që brumi ka dyfishuar vëllimin atëherë është gati.

Pasi masa është fryrë punojeni përsëri brumin, për 15 minuta. Lëreni të pushojë për 10 minuta të tjera.

Më pas ndajeni brumin në 6 pjesë. Punojeni secilën prej pjesëve, duke u dhënë formën e cilindrave. Bëjini në formën e një gërsheti dhe vendosini në një vend të ngrohtë duke e lënë bukën të vijë sërish për një orë.

Para se ta fusni brumin në furrë lyejini me vezën e rrahur me pak qumësht. Ajo e shkëlqen dhe e bën më të shijshme bukën e pashkës.

Vendosini 2 vezë të kuqe pashke për atmosferë. Spërkateni me fetat e bajames dhe piqeni në furrë për 45-50 minuta në temperaturën 180°C.

Comments