Caneloni me Panna

Rezultate imazhesh për caneloni te mbshur

Kjo është një recetë e cila e sjell pastën caneloni më të shijshme se asnjëherë. Kombinimi i përbërësve të sugjeruar do t’ua përmirësojnë ditën…

Përbërësit:

1 pako makarona(makarona kaneloni)
300 gr mish i grirë
100 gr kërpudha porçini (të prera hollë)
50 gr djathë Gorgonxola
100 gr djathë kaçkavall
50 ml pana (qumësht pana)
200 ml qumësht
100 gr rukola
vaj ulliri

Përgatitja:

Në tigan hedhim mishin me kërpudha dhe i kavardisim në pak vaj ulliri.

Shtojmë dhe rukolën, djathin blu (gorgonxola), kaçkavallin.

I përziejmë dhe i lëmë për 3 minuta. shtojmë më pas panën dhe pas pak e heqim nga zjarri.

Menjëherë mbushim caneloni-t.

I vendosim në tavë, u hedhim qumështin sipër dhe i fiusim në furrë për 20 minuta në 180 gradë Celsius.

Comments