3 Keshilla per Fillestaret ne Kuzhine

Imazh i ngjashëm

Për të gjithë ju fillestarë në kuzhinë, që sapo keni mësuar të gatuani vetëm një vezë ose diçka tjetër po kaq të thjeshtë, bëni mirë t’ju hidhni një sy këtyre këshillave. Gordon Ramsay ndan disa këshilla dhe truqe të vlefshme për secilin prej jush. Mund t’ju nxjerrin kurdoherë nga situata dhe kaosi që mund të shkaktoni në kuzhinë.

Shtoni kripë në vezë vetëm në kohën e duhur

Sipas Ramsay, ju duhet të shtoni kripë në vezët e fërguara vetëm pasi të keni mbaruar së gatuari ato. Kjo, pasi kriposja që në fillim krijon lagështirë. Koha e duhur për erëza dhe kripë është pikërisht në fund.

Lëreni mishin në temepraturë dhome para se ta gatuani

Nëse dëshironi të skuqni apo të piqni fileto derri për shembull, lëreni fillimisht në temperaturë dhome për disa orë dhe më pas gatuajeni.

Ruani duart nga specat djegës

Herës tjetër që do t’ju duhet të grini speca djegës, shtrydhni në duar pak lëng limoni, sepse ai do të pengojë djegien në gishta dhe duar.

Comments