Pizza (Me Feta Buke)

Fotografia e Gatuaj me Shije


Përbërësit:

bukë - 4 feta
salcë domatesh - 2 filxhan kafeje
qepë - 1 kokërr
spec - 1 kokërr
djathë mozzarella - 100 gr
ullinj - 100 gr
proshutë - 4 feta
kripë, piper të zi, rigon

Pergatitja:

Në një tavë katrore (në të cilën kemi shtruar letër alumini) vendosim fetat e bukës. Fetat e bukës i lyejmë me salcë domateje, shtrojmë një fetë proshutë dhe shtojmë pak kripë dhe piper të zi (ose rigon) mbi secilën.
Mbi fetat e bukës shtojmë qepën (të grirë imët), specat (të prera në kubikë të vegjël), ullinjtë (të prerë në feta) dhe i vendosim të piqen në furrë për rreth 10 minuta në temperaturën 180 °C.
Pasi ti kemi hequr nga furra, mbi fetat e bukës shtojmë djathë parmexhano (të grirë) dhe i vendosim përsëri në furrë derisa djathi parmexhano të shkrijë.

Comments