Patate te Pjekura me Arra dhe Salce Djathi


Qoftë erëzat, qoftë lloji i djathit që do përdorni për të shoqëruar patatet, janë në dorën tuaj. Mund të zgjidhni edhe një gjizë të ëmbël apo të kripur. Edhe erëzat e freskëta mund të jenë nga më të ndryshmet. Kjo e jona është vetëm një alternativë

Përbërësit për 4 persona:

4 patate mesatare
Salcë djathi si filadelfia ose gjizë, sipas dëshirës
Vaj ulliri
Kripë, piper
Erëza të freskëta
Lëng limoni
arra te shtypura

Pergatitja :

Përgatitja e recetës është nga më të thjeshtat. Pastrojini patatet mirë dhe futini në furrë në temperaturë të lartë, duke e kontrolluar piekjen vazhdimisht. Kur t’i nxirrni, hapini në mes dhe rregullojuni shijen me gjithë përbërësit e tjerë që kemi propozuar më sipër.
By living.al

Comments