Përbërësit:
250 gr makarona (spageti ose tjetër)3 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
150 gr ullinj (të gjelbër)
8 lugë gjelle salcë
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Zieni makaronat në një tenxhere me ujë të kripur.Qëroni hudhrat, copëtojini dhe skuqini në një tigan me vaj ulliri.
Prejini ullinjtë dhe shtojini në tigan sëbashku me pak kripë dhe piper të zi. Gatuajini për 2 minuta.
Shtoni salcën e domateve dhe lërini të ziejnë për 5 minuta.
Kulloni makaronat e ziera dhe hidhini në salcën me ullinj.
Përziejini mirë që përbërësit të kombinohen plotësisht dhe më pas mund t’i shërbeni menjëherë.
Comments
Post a Comment