Skip to main content
Perberesit 4 persona:
Per salcen e domateve:
1kg domate të pastruara e të grira,
1 qepë,
2 thelpinj hudhër,
1 tufë borzilok,
1 lugë gjelle sheqer, kripë, piper.
PËR SALCËN E MJALTIT:
250g mjaltë,
250ml uthull e kuqe,
1 lugë çaji piper i kuq,
1 shkop kanellë,
2 gjethe dafinë, piper i zi kokërr.
PËR LAZANJËN:
4 fletë lazanja,
800g fileto gici
Pergatitja:
Fillojmë me përgatitjen e salcës së domateve. Skuqim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten, shtojmë domatet, kripën, sheqerin, piperin, borzilokun dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë derisa të trashet. Pastaj, në një tenxhere tjetër të vogël hedhim për të zierë të gjithë përbërësit e salcës së mjaltit dhe i lëmë të ziejnë ngadalë derisa të trashet dhe të bëhet sa gjysma e sasisë fillestare. Fileton e gicit e marinojmë me kripë, piper, timo, rozmarinë dhe vaj ulliri. Më pas e skuqim në zjarr të fortë nga të gjitha anët derisa të marrë ngjyrë dhe të jetë rozë brenda. Ziejmë lazanjat dhe I vendosim nëpër pjata. Sipër shtrojmë salcën edomateve, fileton e gicit të prerë e spërkasim me salcën e mjaltit dhe në fund me kripë të trashë. Vendosim lule për dekorim dhe pjata është gati.
Comments
Post a Comment