Përbërësit:
Tava 24/26 cm1+1/2 gotë sheqer
1 gotë qumësht të mbushur plot
1 gotë vaj luledielli (mos e mbushni plot, 2 gisht më pak)
4 vezë
2+1/2 gotë miell
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
1 bustinë vanilje ose lëkurë limoni të grirë në rende
Pergatitja:
Ndezim furrën në 180 gradë.Në një tas të madh, rrahim vezët me sheqerin për 4 minuta, me rrahësin elektrik të vezëve, dhe shtojmë me radhë: vajin, qumështin, miellin, vaniljen dhe sodden me sitë, pa ndaluar rrahësin.
Hedhim brumin në tavën e lyer me vaj e miell dhe e pjekim për 40/45 minuta. E mbulojmë me letër alumini pasi të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe që të mos digjet. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, e cila duhet të dalë e thatë.
E shërbejmë kështu ose, nëse dëshironi, mund të përzieni 150 g djathë Philadelphia me 2 lugë sheqer pluhur, vendoseni sipër kekut kur ky është i ftohtë plotësisht dhe sipas dëshirës mund të vini feta frutash.
Comments
Post a Comment