Pergatitja:
300 gr miell100 gr sheqer
70 gr gjalpë temperaturë ambjenti
3 vezë
100 ml lëngë portokalli
lëkura 1 potokalli
1 pako me pluhur pjekës për ëmbëlsira
sheqer pluhur për dekorin
pakëz kripë
Pergatitja:
Punoni me rrahësin elektrikë gjalpin me sheqerin dhe pastaj shtoni vezët një nga një.Rrihini akoma derisa të bëhet një masë shkumoze.Shtoni duke situr miellin e përzier me pluhurin pjekës dhe pak kripë.Përzijeni derisa të keni një brumë homogjene.Shtoni lëkurën e portokallit të grirë me rende vetëm pjesën portokalli.Shtoni dhe lëngun e portokallit.Përzjeni akoma.Lyeni një tavë keku me pak gjalpë dhe pluhroseni me miell.Shkundi miellin e tepërt dhe hidhni në të brumin.Piqeni në furrëne nxehur më parë ne 180° për 30 minuta.Lëreni të kullojë, të ftohet dhe shërbejeni sipër me sheqer pluhur.Për një ëmbëlsirë më të përpunuar mjafton të karamelizoni lëkurat dhe fetat e portokallit me pak sheqer dhe shtoni pak lëngë portokalli.Lëreni mbi zjarrë derisa të formohet një sherbet i veshur dhe hidheni sipër një fete keku.
Nga @adda's all
JU BEFTE MIRE!!!
Comments
Post a Comment