Përbërësit:
500 gr mish pule100 ml kos
1 vezë
2 lugë gjelle miell
piper
kripë
majdanoz
Përgatitja:
Zieni pulën në një tenxhere duke e rregulluar me kripë.Miellin përzijeni me ujë në një tas që të tretet.
Në një tas tjetër rrahni vezën bashkë me kosin.
Përziejmë miellin me kosin dhe vezën.
Pasi pula të ketë zierë, marrim lëngun dhe e hedhim në një tenxhere të thellë, dhe hedhim miellin me kosin dhe vezën, duke e përzierë vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza.
Përzierja vendoset në zjarr të ulët, zijeni për 5 min duke e përzierë vazhdimisht.
Pulën e zierë, e bejmë copa copa dhe e shtoni në tenxhere.
Rregullohet me kripë dhe piper, dhe i shtohet majdanoz sipas dëshirës.
Comments
Post a Comment