Brusketa me Djathe

Fotografia e Gatuaj me Shije

Përbërësit për 6-8 persona:

200 g Gorgonzola ose Blue Cheese
200 g gjalpë i butë si krem
100 g arra të grira thërrime
100 fiq të thatë
100 g pana
6-8 feta buke te thekura

Përgatitja:

Shtypim djathin me pirun, shtojmë gjalpin, panën, arrat në thërrime dhe fiqtë e prerë në copa të vogla. E mbulojmë tasin me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 2 orë në frigorifer, sa të përzihen shijet me njëra-tjetrën. E shërbejmë me feta buke të thekura.

Comments