Përbërësit:
1 pako makarona(makarona kaneloni)300 gr mish i grirë
100 gr kërpudha porçini (të prera hollë)
50 gr djathë Gorgonxola
100 gr djathë kaçkavall
50 ml pana (qumësht pana)
200 ml qumësht
100 gr rukola
vaj ulliri
Përgatitja:
Në tigan hedhim mishin me kërpudha dhe i kavardisim në pak vaj ulliri.Shtojmë dhe rukolën, djathin blu (gorgonxola), kaçkavallin.
I përziejmë dhe i lëmë për 3 minuta. shtojmë më pas panën dhe pas pak e heqim nga zjarri.
Menjëherë mbushim caneloni-t.
I vendosim në tavë, u hedhim qumështin sipër dhe i fiusim në furrë për 20 minuta në 180 gradë Celsius.
Comments
Post a Comment